LAJMI I FUNDIT:

Deri në 2200 euro për ta takuar Dua Lipën dhe bërë fotografi me të në prapaskenë – çfarë çmimesh kanë të famshmit e tjerë?

Deri në 2200 euro për ta takuar Dua Lipën dhe bërë fotografi me të në prapaskenë – çfarë çmimesh kanë të famshmit e tjerë?

Ekziston tashmë një mundësi për të takuar idhujt tuaj, veçanërisht kur ju jeni në gjendje të paguani për këtë gjë.

Tabloidi britanik The Sun, në një shkrim tregoi se si për të parë nga afër Wayne Rooney, një fansi mund t’i kushtojë deri në 450 funte (540 euro).


Çmimi i biletës përfshinte një takim dhe përshëndetje me menaxherin e Derby County në një hotel në Manchester, një fanellë të nënshkruar, pije falas, darkë me tri pjata dhe një fotografi me të.

Foto: The Sun

Por tifozët e zemëruar nuk po blinin biletat e shtrenjta, ku njëri tha: “Jo me atë çmim”.

Ai nuk është i vetmi personazh i famshëm që ka bileta të tilla VIP për takime me fansat, pasi një pjesë e mirë e personazheve të famshme duket se e bëjnë një gjë të tillë dhe madje kanë një çmim më të lartë se të tjerët.

Biletat për të parë nga afër artisten shqiptare Dua Lipa nuk janë të lira, por ylli i muzikës pop sigurisht që ka shumë mundësi në paketën e saj të turneut VIP.

Foto: The Sun

Për ta takuar Dua Lipën në prapaskenë kushton jo më pak e as më shumë se sa 1842 funte (2200 euro).

Fansat paguajnë për një ftesë në një “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit.

Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër të grimit dhe një fotografi me vet yllin me prejardhje shqiptare.

Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtaren e hitit ”Levitating”, por vetëm nëse hyjnë – dhe fitojnë – në një konkurs të zhvilluar paraprakisht.

Ndërkohë, bileta të tilla për të takuar të famshëm të tjerë nga afër kanë këtë çmim:

Justin Bieber – 900 funte (1080 euro)
Arnold Schwarzenegger – 745 funte (890 euro)
Alicia Keys – 628 funte (750 euro)
Steps – 375 funte (450 euro)
Blu – 349 funte (420 euro)
Ronan Keating – 240 funte (290 euro)
Gary Neville – 150 funte (180 euro)
Gemma Collins – 115 funte (140 euro)
Paw Patrol – 68 funte (80 euro)
Ricky Hatton – 60 funte (70 euro)
justin b– 50 (60 euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori