ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast në Malishevë ku një person është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:47.


“Nga QKMF Malishevë është njoftuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Rasti mbetet në hetime. /Telegrafi/