ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një person është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave të llojit kokainë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:25 në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit kokainë. I dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/