eksperti-banner

Pas gati dy dekadash dueli derbi më i madhi në vendin tonë do të rikthehet për tu zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

Lajmin ekskluziv për Gazetasheshi.com e ka konfirmuar drejtori gjeneral i SC Gjilanit, Sevdail Robelli, i cili ka paraqitur sot (e premte) kërkesën në Federatën e Futbollit të Kosovës që derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i vlefshëm për javën e 26-të të Ipko Superligës të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.


“Po, është e vërtetë që kemi bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për ta luajtur derbin ne stadiumin Fadil Vokrri. Arsyet janë të shumta duke filluar nga kushtet e vështira për ta organizuar ndeshjen në Gjilan, pasi që stadiumi është në rinovim e sipër dhe kemi vështirësi të madh. Çështja e sigurisë është një faktor tjetër për të cilën kemi menduar që më mirë do jetë për ta zhvilluar derbin në Prishtinë. Kemi mbetur ta dërgojmë kërkesën edhe në Policinë e Kosovës për të kërkuar sigurinë për këtë ndeshje”, deklaroi Robelli.

drita gjilani 2

Më tej ai shtoi se më së largu deri të hënën pritet të mësohet përgjigjja zyrtare, nëse derbi do të luhet në Prishtinë.

“Ende nuk është asgjë e sigurtë, ne tashmë kemi bërë kërkesën tonë dhe më së largu të hënën do të njoftohemi me përgjigje”, potencoi ndër të tjerash Robelli.

Kujtojmë që hera e fundit që këto dy skuadra kishin luajtur jashtë qytetit të Gjilanit ishte viti 2001 në finalen e Kupës së Kosovë. Atë kohë fitonte Drita 6-7 pas ekzekutimit të penaltive, pasi që koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.

telegrafi sport app