LAJMI I FUNDIT:

Depay konfirmon se mund të largohet nga Lyoni në janar ose në verë: Ka shumë interesime

Depay konfirmon se mund të largohet nga Lyoni në janar ose në verë: Ka shumë interesime
(Foto: Instagram/memphisdepay)

Memphis Depay ka qenë njëri nga lojtarët më të kërkuar gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi holandez u kërkua me ngulm nga skuadra spanjolle Barcelona, por edhe Roma, Milan e Borussia Dortmund gjithashtu e donin atë.


Gjithsesi në fund Depay mbeti te Lyon, ku kontrata me klubin francez i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

“Do të doja të them fillimisht se jam shumë i lumtur që jam pjesë e Lyonit. Jam krenar që jam një futbollist i këtij klubi dhe kapiten”, deklaroi fillimisht Depay.

“Në verë ka pasur shumë interesime dhe vazhdon të ketë, por transferimi nuk ndodhi dhe unë jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha Depay.

26-vjeçari ka thënë se do të largohet nga Lyoni në janar ose në verën e vitit të ardhshëm si lojtar i lirë.

“Unë nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por mund të konfirmojë se ka shumë interesime”.

“Në janar mund të largohem nëse vije ndonjë ofertë e mirë, nëse jo atëherë në verë”, deklaroi holandezi. /Telegrafi/