LAJMI I FUNDIT:

Depay hedh poshtë interesimin e klubeve të mëdha: Jam i lumtur te Lyoni

Depay hedh poshtë interesimin e klubeve të mëdha: Jam i lumtur te Lyoni

Memfis Depay ka stepur klubet që janë vënë pas tij, duke thënë se ai është i lumtur te Lyon.

Klube si Barcelona dhe Juventus janë vënë pas lojtarit, kontrata e të cilët përfundon në verën që po vije.


“Unë jam përqendruar në atë që po bëj me Lyonin.  Nuk dua të marr një vendim akoma sepse këtu ndihem mirë. Unë nuk dua të krijoj rrëmujë”.

“Ne kemi një ekip të mirë, më pëlqen presidenti, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Por presidenti dhe unë e dimë se çfarë ka ndodhur në katër sezonet e kaluara. Ne do të vazhdojmë t’i shijojmë gjërat siç janë deri në fund të sezonit”.

“Gjithë çka po mendoj tani është ndeshje e së shtunës. Kjo është gjithçka që unë do të them”, ka thënë lojtari holandez.

Depay ka vazhduar formën e tij të mirë me ekipin, duke shënuar dy gola të mërkurën në mbrëmje kundër Lens në Ligue 1.

Holandezi ishte shumë afër transferimit në Barcelonë verën e kaluar. /Telegrafi/