LAJMI I FUNDIT:

Deontay Wilder sqaron taktikën e tij për rimeçin ndaj Tyson Furyt

Deontay Wilder sqaron taktikën e tij për rimeçin ndaj Tyson Furyt
Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder ka zbuluar se do të përdor një taktikë më ndryshe në rimeçin ndaj Tyson Furyt edhe pse insiston se do ta nokautojë.

Boksieri amerikan e rrëzoi dy herë anglezin në dhjetor të vitit të kaluar, por ajo gjë nuk i mjaftoi që ta fitonte përballjen që përfundoi me barazim.


Furyt iu mohua fitorja ndaj Wilderit nga juria, sidoqoftë, aty u vendos që përballja të përfundonte me barazim, duke bërë që amerikani ta mbante titullin e kampionit të botës.

Tyson Fury (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Të dy boksierët që nga atëherë kanë shënuar fitore me nokaute, derisa kanë dhe nga një përballje deri në rimeçin që do të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Wilder dëshiron të sigurohet që një gjë e tillë mos t’i përsëritet, derisa ka zbuluar se do ta përdor një strategji të re.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Do të jem më i qetë në përballje, do ta pres kohë time”, ka thënë ai në një intervistë për William Hill. “Do ta nokautoj atë (Furyn), por me një qetësi më ndryshe dhe në një stil të paparë”

Tyson Fury konfirmon datën dhe vendin e rimeçit me Deontay Wilder
Lexo po ashtu Tyson Fury konfirmon datën dhe vendin e rimeçit me Deontay Wilder

“Rimeçi përfundimisht do të zhvillohet. Jam duke u përgatitur për të, shpresoj që edhe skuadra e tij është duke u përgatitur për këtë gjë”, ka shtuar më tej Wilder.

Wilder do të përballet me Ortizin për herë të dy në muajin nëntor, derisa Fury do të ketë punë me Otto Wallin më 14 shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori