LAJMI I FUNDIT:

Demi: Për 20 vjet vetëm në këshilltarë janë shpenzuar miliona euro, ende kanë fytyrë të kritikojnë për gjendjen e rëndë energjetike në vend

Demi: Për 20 vjet vetëm në këshilltarë janë shpenzuar miliona euro, ende kanë fytyrë të kritikojnë për gjendjen e rëndë energjetike në vend

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi ka reaguar lidhur me gjendjen e rëndë energjetike në Kosovë.

Demi me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se për 20 vjet vetëm në këshilltarë të transaksionit janë shpenzuar rreth 20 milionë euro dhe se sipas këtij, këta ende kanë fytyrë të kritikojnë për gjendjen e rëndë energjetike në vend.

“Për 20 vjet vetëm në këshilltarë të transaksionit janë shpenzuar rreth 20 milionë euro, për një projekt që ka rezultuar në dështim. Ende harxhohet buxhet koti për kompani fiktive që janë ngritë për zbatimin e kontratës për ‘Kosovën e Re’. Edhe në këtë proces, njësoj si me kontratat e Telekomit, zyrtarët publik që e kanë pasur për detyrë t’i mbrojnë interesat shtetërore në negociata me kompanitë kontraktuese, kanë përfunduar duke punuar për ato kompani kontraktuese”, ka reaguar Demi.

Maliqi: Donacionet e Gazpromit rus ndër vite kanë gjetur mënyrën për të mbërritur edhe në Kosovë
Lexo po ashtu Maliqi: Donacionet e Gazpromit rus ndër vite kanë gjetur mënyrën për të mbërritur edhe në Kosovë

“Edhe të njëjtit kanë ende fytyrë të dalin e të kritikojnë për gjendjen e rëndë energjetike në vend”, përfundon ai. /Telegrafi/