LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato realizon tatuazh domethënës pas mbidozës

Demi Lovato realizon tatuazh domethënës pas mbidozës
Demi Lovato (Foto: Rich Fury/Getty Images for Teen Vogue)

Demi Lovato është një e mbijetuar – dhe tani ajo ka një kujtesë shumë të fuqishme.

Në korrik të vitit 2018, këngëtarja e nominuar për ‘Grammy’, atëherë 25 vjeçe, ishte shtrirë në spital pas mbidozës me drogë. Ylli mbijetoi dhe më vonë u zotua publikisht se “kurrë nuk do të marrë një ditë tjetër në jetë si të mirëqenë, madje edhe ato të këqijat”.


Në vitin e gjysmë që pasoi, Lovato mbajti kryesisht një profil më pasiv, përveçse për selfie të rastit në Instagram. Ajo që nga ajo kohë ka filluar të dalë më publikisht, duke përfshirë edhe intervistën e saj të parë në më shumë se një vit muajin e kaluar.

Demi Lovato (Foto: Rachel Murray/Getty Images for Fabletics/Guliver)

“Unë kurrë nuk kam qenë më në një mendje me kush jam se sa atje ku jam sot”, tha ajo në Samitin e Teen Vogue në vitin 2019 në Los Angeles. “Jeta nuk ia vlen të jetosh nëse nuk e jeton atë për veten. Nëse po bën gjëra për njerëzit e tjerë nuk do të funksionojë”, vuri në dukje ajo.

Dhe duket se ajo i ka dedikuar personit që është sot me anë të një tatuazhi të ri të qafës me titullin e përshtatshëm, “e mbijetuar”.

Artisti i tatuazheve Dr. Woo zbuloi tatuazhin e Lovatos në faqen e tij në Instagram, së bashku me titullin, “Në të vërtetën”.

Ndërsa Lovato ende nuk ka komentuar artin e saj të fundit, ajo ka lënë të kuptohet se pritja për muzikë të re po përfundon. /Telegrafi/