LAJMI I FUNDIT:

Dembele: Kam humbur pesë vjet nga jeta ime, nuk punoja dhe lëndohesha shpesh

Dembele: Kam humbur pesë vjet nga jeta ime, nuk punoja dhe lëndohesha shpesh

Ousmane Dembele në një intervistë për RMC foli për gjithçka që i ka ndodhur në sezonet e fundit.

Ai ka thënë se ka humbur pesë vjetë nga jeta e tij, shkaku që nuk stërvitej si duhet dhe lëndohej shpesh.

“Më duhej të punoja që të luaja dhe të performoja. Doja të isha i shëndetshëm, të isha i shëndetshëm që të mund të luaja dhe më pas të mund të performoja më mirë pak nga pak”.

“Stili im i jetesës në vitet e para te Barça? Isha i ri si gjithë të tjerët. Por unë arrita të dal nga kjo situatë. Megjithatë, jo gjithçka është ashtu siç e imagjinonin njerëzit. Nga 2017 deri në 2021 kam humbur kohën time jashtëzakonisht. Kam humbur pesë vjet nga jeta ime”.

“Kam pasur shumë dëmtime në muskuj. Nëse nuk punon, do të ngecësh. Do të lëndosh veten, nëse nuk forcohesh, më thanë. Me Koeman dhe Xavi u bë më mirë. Që atëherë, nuk kam pasur asnjë lëndim, vazhdojmë të punojmë. Jam mirë, ndihem mirë te Barcelona, ​​kam besimin e të gjithë ekipit, të gjithë klubit dhe jam i lumtur. Tani të gjithë flasin për futbollin, është më mirë”, ka thënë Dembele.

Ai u ndal edhe tek përmirësimi që ka përjetuar që kur Xavi Hernández u ul në stolin e Barçës.

“Me besimin e Xavit, u detyrova të qëndroja. Unë me të vërtetë dua që Barça të fitojë përsëri Ligën e Kampionëve. Kanë kaluar shtatë vjet që kur klubi e fitoi atë.”

“Më kujtohet një takim mes meje dhe Xavi në muajin dhjetor. I thashë se do të firmosja kontratën time”, ka thënë francezi që ka rifituar edhe vendin në ekipin e Francës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori