LAJMI I FUNDIT:

Dembele flet rreth interesimit të Paris Saint-Germain

Dembele flet rreth interesimit të Paris Saint-Germain

Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele i ma mbyllur derën klubit francez, Paris Saint-Germain, pasi ka thënë se ndihet i lumtur në Camp Nou.

Dembele rinovoi vetëm në verë me Barcelonën, pas skadimit të kontratës, por gjithmonë ka qenë i lidhur me një largim.


Sulmuesi anësor francez pëlqehet shumë nga PSG, por ai nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, pasi ka thënë se ndihet i lumtur.

“Kam nënshkruar një marrëveshje të re me Barcelonën vetëm disa muaj më parë. Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj me Barçën”, ka thënë fillimisht Dembele.

“Paris? Jo, ndihem mirë në Barça”.

“Xavi dhe bordi më besojnë mua. Jam i lumtur me besimin e tyre tek unë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/