Delle Ali edhe më afër Realit, fillon bisedimet me agjentin Jorge Mendes
Mesfushori i Tottenham Hotspurs, Dela Alli mund të bëhet klient i një agjenti të famshëm.
Agjenti portugez, lista e klientëve të të cilit përfshin Cristiano Ronaldon dhe Jose Mourinhon, së shpejti mund të fillojë bashkëpunimin me një lojtar tjetër të njohur të futbollit.
Sipas Daily Mail, Mendes tashmë negocion me Dela Allin dhe u takua me familjen e futbollistit dhe bashkëpunëtorët më të afërt.
Aktualisht, Alli po bashkëpunon me agjencinë “Impact Sports Management”, marrëveshja me të cilën mbaron vetëm verën e ardhshme dhe prandaj nuk ka ngutje në negociatat me Mendes.
Vërehet se nëse Alli bëhet klient i Mendes, atëherë transferimi në Real Madrid do të bëhet edhe më i mundshëm për shkak të marrëdhënieve të mira me klubin.
Kujtojmë se reprezentuesi anglez deri më tani ka 80 ndeshje për londinezët dhe ka shënuar 31 gola.
Theksojmë se te Reali prej skuadrës angleze kanë kaluar edhe dy yje të tjera, si Gareth Bale dhe Luka Modric. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251