LAJMI I FUNDIT:

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë

Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 27-të në elitën e futbollit kosovar.

Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani pret Gjilanin dhe ky duel do të gjykohet nga Dardan Çaka.


Prishtina rikthehet në Fadil Vokrri dhe këtë të shtunë pret Trepçën ’89, sfidë e cila do të drejtohet nga Visar Kastrati.

Genc Nuza do të jetë në duelin mes Llapit dhe Malishevës që zhvillohet gjithashtu ditën e shtunë.

Lideri aktual i kampionatit, Drita do të përballet me Drenicën të dielën në sfidën që gjykohet nga Alban Shala.

E një duel shumë i rëndësishëm zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini përballet me Ferizajn, derisa kjo ndeshje gjykohet nga Mervan Bejtullahu.

Të gjitha sfidat e xhiros së 27-të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/