LAJMI I FUNDIT:

Del Piero: Calciopoli si ‘bomba atomike’, shkatërroi futbollin italian – ndihmoi ligat tjera

Del Piero: Calciopoli si ‘bomba atomike’, shkatërroi futbollin italian – ndihmoi ligat tjera
during the UEFA Champions League Final between Juventus and FC Barcelona at Olympiastadion on June 6, 2015 in Berlin, Germany.

Alessandro Del Piero e ka përshkruar Calciopolin si “bombë atomike”, efektet e të cilave po ndjehen ende në futbollin italian.

Juve ra nga kategoria në mënyrë famëkeqe në Serie B për rolin e tyre në skandalin me gjyqtarët 11 vjet më parë, por legjenda e klubit, Del Piero, pretendon se ky skandal gjithashtu çoi futbollin italian në ‘kolaps’ dhe ndihmoi vende të tjera që ecnin përpara.


“Calciopoli ishte sikur një bombë atomike: u prish futbolli ynë”, ka thënë fillimisht Del Piero për Gazzetta dello Sport.

Italia ndihet ende e turpëruar, sot bëhen 10 vjet nga skandali Calciopoli (Foto)
Lexo po ashtu Italia ndihet ende e turpëruar, sot bëhen 10 vjet nga skandali Calciopoli (Foto)

“Nuk jam duke folur vetëm për Juven. Pas kësaj, kampionët e mëdhenj shkuan jashtë dhe vendet e tjera janë rritur në mënyrë eksponenciale”.

Drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi u bë fajtor për skandalin më të madh të futbollit italian

“Liga Premier ka shpërthyer në sajë të aftësive të saj në menaxhimin e markave të ndryshme të saj në mbarë botën, si dhe shpërndarjen e mençur të të drejtave televizive”.

“Reali dhe Barcelona gjithashtu kanë ecur përpara me politikat e tyre përkatëse të korporatave”.

Del Piero kujton ditën e parë te Juventusi- Pagjumësinë, prerja e flokëve, kontrata dhe takimin i parë me presidentin Gianni Agnellin
Lexo po ashtu Del Piero kujton ditën e parë te Juventusi- Pagjumësinë, prerja e flokëve, kontrata dhe takimin i parë me presidentin Gianni Agnellin

“Gjermania ka përfunduar rrugën që ka filluar, kur iu dha Kupa Botërore e 2006 dhe madje edhe investitorë të huaj të mëdhenj kanë ardhur në Francë për të transformuar klubet si PSG dhe Monaco”.

“Italia, nga ana tjetër, u rrëzua, por Juve filloi të kthehej dhe Napoli është në një udhëtim të rëndësishëm”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori