LAJMI I FUNDIT:

Del Piero kujton ditën e parë te Juventusi- Pagjumësinë, prerja e flokëve, kontrata dhe takimin i parë me presidentin Gianni Agnellin

Del Piero kujton ditën e parë te Juventusi- Pagjumësinë, prerja e flokëve, kontrata dhe takimin i parë me presidentin Gianni Agnellin
TURIN, ITALY - MAY 13: Alessandro Del Piero of Juventus FC salutes the crowd during the Serie A match between Juventus FC and Atalanta BC at Juventus Stadium on May 13, 2012 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Alessandro Del Piero ka thënë se ka qenë në eufori të madhe kur u bashkua me Juvenusin, ndërsa legjenda e klubit Giampiero Boniperti, i kishte thënë që t’i pres flokët. 

Ish-sulmuesi legjendar i Bianconerëve, ka arritur të ketë më shuam paraqitje dhe gola se çdo kush tjetër për këtë klub.


I njohur me nofkën ‘Pinturicchio’, ai u bashkua me Zonjën e Vjetër nga Padova në vitin 1993, duke treguar edhe përshtypjet e para për klubin në mikrofonat e Sky.

“Në ditën e parë në Torino nuk kam mundur t’i mbyll sytë, për faktin që isha edhe fans i Juventusit”.

Alessandro Del Piero në aksion me fanellën e Juventusit

“Ishte një moment kur ishte në eufori të vërtet, nuk fjeta pothuajse fare. Kur e kupton se ku ke ardhur, nivelin e lartë të shokëve të skuadrës”.

“Si fillim ishte i vështirë për mua, por shokët e skuadrës më ndihmuan. Gjeta atmosferën e duhur, me mirëkuptimit me shokët e skuadrës, skuadra dhe klubin ishin më të mirat”.

Del Piero kundër Lazios

“Kontrata e parë e nënshkruan me Bonipertin? Më ftuan ta shoh Juventusin në ndeshje me Udinen dhe më tha që t’i prisja flokët. I kisha prerë më herët…

“Unë me agjentin tim kishim rënë dakord se çfarë të flisnim para takimit me të, por kur u futëm në zyrën e Bonipertit, ai foli për pesë minuta dhe më tha: ‘Kjo është kontratat, nënshkruaje”.

Një nga trofetë e shumtë që ngriti Alessandro Del Piero /Getty Images)

“Folëm edhe pak minuta dhe më tha: ‘Duket kontratë mjaftë e mirë’”.

“Gianni Agnelli? Për herë të parë e takova në Villar Perosa, në ritualin e zakonshëm të skuadrës, nuk ishim duke kaluar periodë të mirë. Ai edhi në stërvitje me një kopje të Gazzetta dello Sport dhe tha: ‘Mendoj që jeni më të mirë se sa që shkruhet këtu”.

Gol i bukur nga goditja e dënimit /Getty Images)

“Pastaj ai u largua. Foli me disa të tjerë, por jo me mua. Në ditën e ardhshme un shënova tre gola, atëherë erdhi dhe më foli”, kujton Del Piero ditët e tij të para te Juve. /Telegrafi/