Deklarata e fundit e Muhamed Aliut që gozhdoi islamofobin Donald Trump (Foto)
Njerëzimi ka të gjitha arsyet që të jetë i pikëlluar nga vdekja e Muhamed Aliut, legjendës së boksit, kampionit të drejtësisë sociale dhe një prej sportistëve më të mirë që ka shkelur në planet, i cili vdiq në moshën 74 vjeçare.
Ashtu sikurse performancat e tij të pamëshirshme në ring, Ali u bë i njohur edhe si një prej mendjeve më të mprehta që ka ekzistuar, prej oratorëve më të thukët që kanë ekzistuar – veçori këto që nuk u shuan me plakjen e tij, përkundër faktit se ai luftoi një kohë të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit, shkruan Telegrafi.
Në fund të vitit të kaluar, teksa biznesmeni Donald Trump fitoi famën e tij në SHBA me kandidaturën e tij për president, me gjithë islamofobinë e mundshme të ngërthyer brenda tij – ishte pikërisht muslimani më i famshëm në Amerikë i cili e gozhdoi me një deklaratë 132 fjalëshe.
Pasi Trump bëri të ditur planin e tij për të ndaluar hyrjen në SHBA të të gjithë muslimanëve, Muhamed Ali e hodhi poshtë këtë plan dhe republikanin e zëshëm madje pa ia përmendur fare emrin.
Deklarata e Muhamed Aliut në shqip:
“Unë jam musliman dhe nuk ka asgjë islame në vrasjen en njerëzve të pafajshëm në Paris, San Bernardino, apo ku do tjetër në botë. Muslimanët e vërtetë e dinë se dhuna e të ashtuquajturve xhihadistëve islamikë është kundër të gjitha aspekteve të fesë tonë”.“Ne si muslimanë duhet të ngritemi ndaj këtyre që shfrytëzojnë islamin për të çuar përpara agjendën e tyre personale. Ata kanë ndaluar shumë njerëz që të mësojnë për islamin. Muslimanët e vërtetë e dinë ose duhet të dinë se është kundër fesë tonë që të detyrojmë të tjerët të bëhen muslimanë”.
“Duke folur si dikush që kurrë nuk është akuzuar për korrektësi politike, unë besoj se liderët tanë politikë duhet të shfrytëzojnë pozitën e tyre që të sjellin mirëkuptim për fenë islame dhe të sqarojnë se vrasësit e keq-udhëzuar kanë devijuar pikëpamjen e njerëzve nga ajo që në të vërtet është Islami”, u shpreh Ali në këtë deklaratë.
https://twitter.com/AdamHoge/status/674732637458591744
Përderisa Muhamed Ali nuk iu referua direkt Donald Trumpit, në titull të deklaratës ka shkruar se deklarata është pas propozimit nga kandidatët presidenacialë për ndalesën e hyrjes së muslimanëve në SHBA.
Muhamed Ali vdiq në moshën 74 vjeçare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReal Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City