LAJMI I FUNDIT:

Declan Ricen e kanë befasuar shumë cilësitë e bashkëlojtarit te Arsenali

Declan Ricen e kanë befasuar shumë cilësitë e bashkëlojtarit te Arsenali

Duke folur me Joe Cole për Channel 4, Declan Rice është pyetur se cili lojtar te Arsenali e ka befasuar me cilësitë e tij.

Mesfushori anglez nuk ka hezituar të jap një emër, por shumëkush mund të befasohet.


“Ai që më befasoi aq shumë, më mirë të them se nuk u befasova edhe shumë sepse e dija se ai ishte një lojtar kaq i mirë gjithsesi”, ka thënë Rice.

"E donim me çdo kusht" - Pep Guardiola tregon disa arsyeje pse iu iku Rice nga dora
Lexo po ashtu "E donim me çdo kusht" - Pep Guardiola tregon disa arsyeje pse iu iku Rice nga dora

“Të luash me të çdo ditë në stërvitje dhe të shohësh se si është të komunikosh me të përmes këmbëve – më i madhi është Jorginho”.

“Truri i tij, mënyra se si funksionon si një mesfushor mbajtës, unë thjesht jam përpjekur të marr gjëra të vogla prej tij. Ai është gjithmonë në pozicion, ai gjithmonë e di se kur të kalojë, gjithmonë krijon kohë për veten e tij, ai është një mësues i jashtëzakonshëm”, ka shtuar anglezi.

Declan Rice beson që Arsenali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, merr shembull Interin
Lexo po ashtu Declan Rice beson që Arsenali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, merr shembull Interin

Jorginho ka bërë 24 paraqitje në ekipin e parë për Arsenalin që nga kalimi i tij nga Chelsea, por shumë prej tyre kanë ardhur si zëvendësues.

Italiani konsiderohet si një nga liderët në dhomën e zhveshjes. Në fushë, ai është i qetë në zotërim me një sy për pasimet kyçe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori