LAJMI I FUNDIT:

De Rossi do të bëhet me skuadër të re

De Rossi do të bëhet me skuadër të re
Daniele de Rossi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Daniele de Rossi njoftoi ditë më parë se ky është sezoni i tij i fundit me fanellën e Romës, pasi do të largohet pas 18 viteve të kaluara në Olimpico.

Kapiteni i skuadrës italiane dëshironte të vazhdonte edhe në sezonin e ri, por ishin drejtuesit e klubit, ata që nuk e dëshironin qëndrimin e tij.


De Rossit nuk iu ofruar renovimi nga drejtuesit e Romës, duke mos i lënë opsion tjetër përveç se të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere.

Lojtarët e Romës (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Por, mesfushori italian nuk do të mbetet edhe për shumë gjatë pa skuadër, pasi tashmë ka marrë një numër të madh të ofertave nga skuadrat evropiane dhe jo vetëm.

Të gjitha lajmet nga Daniele de Rossi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daniele de Rossi

Boca Juniors është e interesuar në transferimin e legjendës së Romës me të përfunduar ky sezon, atëherë edhe kur i përfundon kontrata. Pritet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e tij. /Telegrafi/