LAJMI I FUNDIT:

De Rossi drejt Amerikës?

De Rossi drejt Amerikës?

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, raportohet se po konsideron largimin drejt Amerikës në fund të sezonit.

32-vjeçari, që aktualisht po mungon për shkak të lëndimeve, do të mbetet pa kontratë që nga vera e 2017-ës dhe mësohet se nuk ka pasur akoma marrëveshje për një kontratë të re.

Los Angeles Galaxy dhe New York City janë të interesuara për shërbimet e italianit me përvojë dhe, sipas “Corriere dello Sport”, De Rossi është i hapur për kalim në MLS.


De Rossi është pjesë e Romës që nga viti 2000 dhe ka pasur më shumë se 500 paraqitje për klubin deri tani.