LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne tregon klasin edhe jashtë fushës, thotë se nuk e meritonte çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ ndaj Kanadasë

De Bruyne tregon klasin edhe jashtë fushës, thotë se nuk e meritonte çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ ndaj Kanadasë

Kevin De Bruyne iu bashkua të gjithëve në pyetjen se pse ai u zgjodh ‘Lojtari i Ndeshjes’ në ndeshjen e parë të Belgjikës në Kupës së Botës “Katar 2022”.

Të mërkurën në mbrëmje, ekipi i Roberto Martinez filloi ndeshjet e turneut, me  belgët që u jepet një shans i fundit për të shfrytëzuar sa më shumë ‘brezin e tyre të artë’.


Ata u përballën me Kanadanë që bënte paraqitjen e tyre të parë në turne që nga viti 1986, dhe vetëm herën e dytë që ekipi i meshkujve hynte luante në një Kupë të Botës.

Evropianët triumfuan në fund me Michy Batshuayin që shënoi golin e vetëm të lojës, por nuk ishte aq e lehtë sa do të kishin shpresuar.

Kanadaja fitoi një penallti në pjesën e parë, me Thibaut Courtois që priti goditjen e Alphonso Davies dhe i mohoi atij mundësinë për të qenë golashënuesi i parë mashkull i vendit në Kupën e Botës.

Ata vazhduan me paraqitje më të mirë sesa Belgjika, por në fund nuk arritën dot një rezultat pozitiv.

De Bruyne ishte veçanërisht jashtë formës, veçanërisht për një nga mesfushorët më të mirë në botë, dhe nuk kishte ndikimin e tij të zakonshëm në një lojë.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi yllin e Manchester Cityt që t’i jepet çmimi zyrtar i ‘Lojtarit të Ndeshjes’, diçka që as ai nuk ishte i bindur se e meritonte.

“Unë nuk mendoj se kam luajtur një lojë të madhe, nuk e di pse e kam marrë çmimin. Ndoshta është për shkak të emrit tim”, ka thënë De Bruyne gjatë intervistës së tij pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori