LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne përgjigjet në pyetjen nëse do të preferonte të luante me Ronaldon apo Messin

De Bruyne përgjigjet në pyetjen nëse do të preferonte të luante me Ronaldon apo Messin

Kevin De Bruyne dha një përgjigje të matur kur u pyet nëse do të preferonte të luante me Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin.

De Bruyne është një nga lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe mesfushori i Manchester Cityt dha një shpjegim të thjeshtë se përse do të përfitonte më shumë nga lidhja me Ronaldon, duke u ndjerë sikur Messi do të vepronte në një hapësirë ​​të ngjashme me të si një “organizator”.


Reprezentuesi belg është përballur me lojtarët në nivel klubesh dhe në skenën ndërkombëtare dhe tha se do të preferonte të luante me ish-superyllin e Real Madridit, sepse ai është më shumë një ‘sulmues tipik’.

Kompletohet lista me 30 kandidatët në garë për "Topin e Artë 2023" - Halaand, Messi dhe Mbappe favoritë, mungon Ronaldo
Lexo po ashtu Kompletohet lista me 30 kandidatët në garë për "Topin e Artë 2023" - Halaand, Messi dhe Mbappe favoritë, mungon Ronaldo

“Unë ndoshta do të thosha Ronaldo sepse ai është më shumë një sulmues tipik”, ka thënë fillimisht De Bruyne.

“Messi është akoma më shumë një ‘playmaker’. Unë jam një playmaker (organizator), ju duhet të më jepni një sulmues”, përfundoi belgu.

“Nëse pëlqen Cristianon, nuk duhet ta urresh Messin” – Ronaldo vjen me deklaratë të bujshme për rivalin historik argjentinas
Lexo po ashtu “Nëse pëlqen Cristianon, nuk duhet ta urresh Messin” – Ronaldo vjen me deklaratë të bujshme për rivalin historik argjentinas

De Bruyne lulëzon duke pasur asistimet pikë qendrore dhe shkaktoi kaos duke luajtur së bashku me Erling Haaland, i cili shënoi 52 gola të pabesueshëm në sezonin e tij debutues në Manchester City.

Në anën tjetër, Messi dhe Ronaldo kanë dominuar futbollin për më shumë se 15 vjet, ku të dy kanë shënuar një numër të pabesueshëm të golave ​​dhe kanë mbledhur 79 trofe dhe 12 Topa të Artë së bashku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori