Ousmane Dembele e ka përfshirë shokun e skuadrës te Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, në tre zgjedhjet e tij më të mira për Topin e Artë.

Sulmuesi 29-vjeçar fitoi Topin e Artë 2025 pas një sezoni të shkëlqyer 2024/25 në të cilin ai shënoi 35 gola dhe dha 16 asistime në të gjitha garat për kampionët evropianë.


Dembele, i cili gjithashtu mori disa çmime individuale - duke përfshirë ‘Lojtari i Sezonit’ në Ligue 1 dhe ‘Lojtari i Sezonit’ në Ligën e Kampionëve - nuk ka gjasa ta rimarrë kurorën e tij këtë herë.

Përpara se të zbulohen të nominuarit, Dembele u pyet të emëronte tre lojtarët e tij më të mirë ndërsa foli për France Football, organizatorët e Topit të Artë.

“Kvara dhe Harry Kane, të cilët patën një sezon shumë, shumë të mirë, dhe mendoj se Kylian Mbappe”, ka thënë fillimisht Dembele.


Dembele, nga ana tjetër, foli për sukseset e PSG-së në vend që të përqendrohej në arritjet e tij personale. Ai gjithashtu rezervoi lëvdata për shokun e skuadrës së PSG-së, William Pacho.

"Unë? Oh jo, unë kurrë nuk e përfshij veten në çështje të tilla. Unë nuk votoj fare për veten time. Nëse do të isha unë ai që do të fliste, nuk do të votoja për veten time”.

“Ka edhe shumë lojtarë të tjerë, Michael Olise mund të ishte në listë sepse pati një sezon të mrekullueshëm dhe ishte lojtari më i mirë në ligën gjermane, si dhe Lamine Yamal, Fabian Ruiz dhe Pacho".

“E harrojmë këtë të fundit, Pacho. Shpresoj të mos e harrojmë këtë vit sepse e meriton”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app