LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne: Lufta për titullin e Ligës Premier është mes neve dhe Unitedit

De Bruyne: Lufta për titullin e Ligës Premier është mes neve dhe Unitedit

Kevin De Bruyne beson se gara për titullin e Ligës Premier është tashmë midis dy skuadrave rivale lokale, Manchester Cityt dhe Unitedit, por paralajmëroi se gjërat mund të ndryshojnë shpejt dhe të marrin tjetër kahje.

De Bruyne dhe City kanë bërë një fillim të shkëlqyeshëm në këtë sezon, duke fituar shtatë dhe duke barazuar një nga tetë ndeshjet e tyre të para, për të qenë kryesues të ligës me dy pikë epërsi.

Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i ligave evropiane deri më tani (Foto)

Unitedi i Jose Mourinhos është skuadra e vetme e pamposhtur e mbetur dhe ata mbajnë një diferencë me tre pikë ndaj vendit të tretë, Tottenhamit.

De Bruyne në një intervistë të tij theksoi tha se beteja për titull do të jetë mes tyre dhe skuadrës nga Old Trafford.

Festa e lojtarëve të Cityt pas golit të de Bruyne ndaj Chelseat

“Për momentin unë mendoj kështu, por gjithkush është ende në garë”, ka thënë De Bruyne për ESPN FC.

Guardiola flet për krahasimin Messi – De Bruyne, zbulon dallimet mes tyre
Lexo po ashtu Guardiola flet për krahasimin Messi – De Bruyne, zbulon dallimet mes tyre

“Është shumë herët, nëse humbisni dy ose tre ndeshje, ju ktheheni në një pozitë më të ulët. Ne duhet ta mbajmë këtë shpresë”.

“Unë mendoj se ne jemi shumë më shumë se çfarë ai [Guardiola] dëshiron. Është e qartë se një lojë do të duket më mirë se tjetra dhe një herë do të duket më shumë si ekipi i tij se tjetri, por mendoj se mënyra se si luajmë është gjithmonë e njëjtë”.

De Bruyne e Silva, debate të ashpra – Vetëm Fernandinho i qetëson (Foto/Video)
Lexo po ashtu De Bruyne e Silva, debate të ashpra – Vetëm Fernandinho i qetëson (Foto/Video)

“Ne luajmë futbolli dominues dhe dëshirojmë t’i bëjmë shumë presion mbi ta dhe nëse mund ta bëni këtë, ai punon mirë”.

“Është e vështirë të vazhdosh me ritëm të plotë gjatë gjithë kohës, por për momentin të gjithë janë në formë të mirë”, përfundoi mesfushori belg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori