LAJMI I FUNDIT:

De Boer ka edhe një ndeshje, nëse humb shkarkohet

De Boer ka edhe një ndeshje, nëse humb shkarkohet

Trajneri holandez, Frank de Boer nuk është duke kaluar momente të mira në Angli.

Në tri ndeshjet e para në Ligën Premier, holandezi ka pësuar aq humbje me skuadrën Crystal Palace.


Kjo ka bërë që të ketë një takim mes tij dhe presidentit të klubit Steve Parish ku është marrë një vendim.

De Boer do të ketë edhe një rast dhe nëse e humb do të shkarkohet nga klubi anglez.

Ndeshja e radhës për Crystal Palace do të jetë të dielën, kur londinezët do të përballen në udhëtim tek Burnley. /Telegrafi/