LAJMI I FUNDIT:

Davis me paraqitje fantastike, Lakers marrin fitoren e katërt

Davis me paraqitje fantastike, Lakers marrin fitoren e katërt

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e dytë radhazi në elitën e basketbollit amerikan NBA dhe të katërtën këtë edicion. 

Ka qenë një fitore spektakolare e Lakers, të cilët e panë vetën deri në 14 pikë disavantazh, por në fund fituan me shtatë pikë diferencë 128:121.


Anthony Davis ka bërë një ndeshje të madhe dhe ishte më meritori për fitoren e Lakers ndaj Pistons.

Alo-qendra amerikane ka shkëlqyer 36 pikë, 16 kërcime e dy asistime në këtë duel.

Me lojë të mirë u dallua edhe Walker me 17 pikë, Reaves me 16, Gabriel me 15 si dhe dyshja Nunn e Westbrook që shtuan nga 10 pikë të tjera.

Alec Burks ka qenë më efikasi tek mysafirët me 23 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/