LAJMI I FUNDIT:

Dardanet pësojnë humbje nga Sllovenia

Dardanet pësojnë humbje nga Sllovenia

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje nga Sllovenia, në miqësoren e zhvilluar në Koper, me rezultat 3:1.

Dardanet e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 11-të, kur Erëleta Memeti realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë.


Goli i pësuar i motivoi futbollistet sllovene, të cilat më pas u vërsulën me këmbëngulje të madhe në sulm dhe pas disa rasteve, ku shtylla ua mohoi golin, në minutën e 37-të arritën të barazojnë shifrat, me golin e Mateja Zver.

Rezultati i barabartë mbeti i pandryshuar deri në minutën e 73-të, kur Mateja Zver pas një asistimi të Lara Prashnikar.

Në minutat e mbetura të përzgjedhurat e Anneli Andersen u përpoqën që të gjejnë golin e barazimit me të gjitha forcat dhe kjo u krijoi më shumë hapësirë slloveneve për kundërsulm, gjë të cilën e shfrytëzuan në minutën e 90-të, kur Zara Kramzhar shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen pas ndeshjes theksoi se pavarësisht se përballë kishin një kundërshtar shumë të fortë, patën një paraqitje të mirë si ekip, por që ende duhet punë në mbrojtje.

“Patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë, i ranguar në pozitën e 42-të në FIFA. Ato kanë qenë afër kualifikimit në Evropian, pasi i ka nda vetëm një gol nga pjesëmarrja atje. Por, ne është dashur ta bëjmë një hap më lart. Ne, bëmë një paraqitje shumë të mirë si ekip, por duhet të kemi mbrojtje më të mirë të gjithë si ekip. Duhet ta përmirësojmë këtë pjesë, pasi shihet që në sulme dhe kundërsulme kemi më shumë shtytje”, ka theksuar Andersen.

Ajo ka thënë se në bazë të lojës rezultati ka mundur të jetë ndryshe dhe se ekipi i saj ka potencial për më shumë.

“E treguam me lojë që kemi mundur të bëjmë më shumë, duke i pasur parasysh rastet që kishim, dy prej të cilave ishin shumë afër golit. Pra, rezultati mund të kishte qenë edhe ndryshe. Gjithsesi, ishte një ndeshje shumë e vështirë, por që na shërben”, ka thënë tutje Andersen.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori