LAJMI I FUNDIT:

Dallku e Curri me dënime të rënda për kartonët e kuq, Leci shpëton për ofendime raciste

Dallku e Curri me dënime të rënda për kartonët e kuq, Leci shpëton për ofendime raciste

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, ishte finale e kampionatit, ku u mbyll 0-0, duke i shpallur kampion gjilanasit.

Ndeshja ishte e tensionuar në disa raste, ndërsa dy lojtarët veteran të Prishtinës, Armend Dallku dhe Debatik Curri  u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Dallku është dënuar me katër ndeshje moslojë, ndërsa Curri është dënuar me tri ndeshje nga komisionin disiplinor.

Në anën tjetër në bazë të incizimeve filmike ishte vërejtur dukshëm që lojtari i Dritës, Liridon Leci, kishte ofenduar në baza racore, lojtarin e Prishtinës, Abdul Bashiru.

Kjo nuk i ka bërë edhe aq shumë përshtypje Komisionit Disiplinor që e ka dënuar Lecin me 500 euro.

Dënimet e shqiptuara 

DEBATIK CURRI; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 000624M83 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 6, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar minuta e 23) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA, 0:0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtareve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Debatik Curri);

DENOHET

Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1. Pika 1.

ARMEND DALLKU; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës 000613M83 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës; 4, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (grushtim i lojtarit kundërshtar minuta 90+) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA 0;0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin” Shahin Haxhiislami “ në Pejë (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Armend Dallku)

DENOHET

Me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës 000640M85 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje josportive (fyerje raciste drejtuar lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA 0;0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin “Shahinhaxhi Islami“ në Pejë (raportet dhe incizimet televizive)

DENOHET

Me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 05.06.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori