LAJMI I FUNDIT:

Daja pas barazimit me Dukagjinin: Nuk e merituam fitoren

Daja pas barazimit me Dukagjinin: Nuk e merituam fitoren

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas barazimit 1-1 me Dukagjinin në shtëpi, duke thënë se ekipi i tij nuk e meritoi fitoren.

Ballkani nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit, ku golat u shënuan nga Albion Rrahmani për vendasit dhe Otto John për mysafirët.


Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Daja, i cili ka thënë se ekipi i tij nuk e meritoi fitoren dhe barazimi është rezultat i pranueshëm.

Ballkani ndalet në barazim nga Dukagjini
Lexo po ashtu Ballkani ndalet në barazim nga Dukagjini

“Kemi shkuar në barazim, por nuk është rezultat i papranueshëm. Kemi katër pikë diferencë nga përcjellësi i parë. Natyrisht që do të kemi një barazim, larg qoftë edhe një humbje, që uroj të vijë sa më larg”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.

“Kemi pasur disa situata para, por nuk kemi qenë të qetë në pjesën e ndërtimit të aksioneve dhe ruajtjes së qetësisë para portës”.

“Sot duhet të kishim bërë më shumë për ta kërkuar fitoren. Kemi përdorur një pjesë të mirë të futbollistëve në fund, por me meritë edhe të kundërshtarit shkoi drejt barazimit”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/