LAJMI I FUNDIT:

Daja: Fitoret me vuajtje i shijojmë më shumë, Rrahmani e ka në ADN shënimin e golave

Daja: Fitoret me vuajtje i shijojmë më shumë, Rrahmani e ka në ADN shënimin e golave
Foto nga arkivi

Ballkani ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Drenicën me rezultat të ngushtë 2-1.

Ka qenë një fitore me shumë vuajtje për kampionin në fuqi të Kosovës, pasi e pa vetën në disavantazh pas vetëm tetë minutash, kur shënuan mysafirët me sulmuesin Koxy.


Megjithatë Albion Rrahmani u përkujdes me dy gola, një në minutën e 25-të dhe një tjetër në të 89-tën për fitoren e Ballkanit.

Trajneri i suharekasve, Ilir Daja ka thënë se fitoret me vuajtje janë edhe më të bukura.

“Kemi marrë një gol nga një nisje në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Duhet të ishim më të vëmendshëm. Sigurisht që futbolli i ka edhe këto. Kemi marrë lojën më pas nën kontroll, duke parë që kundërshtari lejoi hapësira”.

“Kemi pasur momente të rrezikshme para portës. Ne nuk dorëzohemi. Por ne momentet që minutat kalojnë dhe kur me gjithë kontingjentin kërkohet të dalësh përpara dhe nuk lë hapësira prapa, do të thotë se ekipi ka vepruar mirë. Djemtë kanë dhënë gjithçka për të fituar. Fitorja me vuajtje është edhe më e bukur”, tha Daja.

Tutje Daja foli edhe për golashënuesin e ekipit Albion Rrahmani, duke thënë se ai shënimin e golave e ka në ADN.

“Gjithmonë do ta kemi një golashënues. Vjet kishim Ermal Krasniqin dhe ai po bën mirë edhe te skuadra ku ka shkuar. Tash e kemi Rrahmanin. Por ai po shërbehet mirë edhe nga Korenica dhe Gripshi, Thaqi e Potoku nga krahët, të cilët e kanë përkrahur shumë mirë dhe i kanë dhënë topa të mirë”.

“Rrahmani shënimin e golave e ka në ADN-në e vet. Këto gola janë meritë e ekipit, por ai i ka edhe momentet individuale”, deklaroi trajneri Ilir Daja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Kalo në kategori