LAJMI I FUNDIT:

‘Daily Mail’ shkruan për format trupore të Kim Kardashianit dhe trajneren e saj shqiptare, Senada Grecën

‘Daily Mail’ shkruan për format trupore të Kim Kardashianit dhe trajneren e saj shqiptare, Senada Grecën

Tabloidi i shumë-lexuar britanik, DailyMail, i ka dedikuar një artikull të gjatë bukuroshe infuelncere Kim Kardashian.

Mes të tjerash, mediumi i famshëm ndërkombëtar shkruan për trajneren që po kujdeset për tonifikimin e trupit të Kimit, sportisten shqiptare Senada Greca.


Senada e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me prejardhje nga Elbasani. Ajo në një intervistë ekskluzive për Telegrafin vitin e kaluar, kishte rrëfyer historinë e jetës dhe karrierës së saj.

Nga Shqipëria drejt majave të suksesit botëror në fitnes – Njihuni me Senada Grecën, trajneren shqiptare të ndjekur nga miliona njerëz në botë
Lexo po ashtu Nga Shqipëria drejt majave të suksesit botëror në fitnes – Njihuni me Senada Grecën, trajneren shqiptare të ndjekur nga miliona njerëz në botë

“Kim Kardashian u dha ndjekësve të saj në Instagram një vështrim në rutinën e saj të stërvitjes përmes një serie fotografish dhe videosh që i shpërndau në Instagram të shtunën”, nis shkrimin e përditshmja britanike DailyMail.

“42-vjeçarja tregoi fizikun e saj të lakuar me një veshje të bukur teksa tonifikoi trupin e saj tashmë të skalitur me ndihmën e trajneres së saj personale, Senada Greca”.

“Influencuesja e rrjeteve sociale, foli shumë mirë për partneren e saj në stërvitje dhe shkroi se ajo ‘thjesht po përpiqej të ishte si ajo sot’”.

“Kardashian tregoi krahët e saj të gdhendur në mënyrë të përsosur ndërsa kishte veshur një bluzë të zezë pa mëngë gjatë seancës. Sipërmarrësja kishte veshur edhe një palë dollakë të zeza, të cilat i ngjiteshin fort në kofshët e saj dhe nxirrnin në pah të pasmet e saj”.

“Modelja veshi një palë doreza atletike pa mëngë dhe i lidhi flokët e saj të mrekullueshëm brune në një topuz të ngushtë për sa zgjati stërvitjen e saj. Kim kreu një sërë lëvizjesh stërvitore, duke përfshirë mbledhjet anësore dhe shtytjet e ijeve”.

“Kim shkroi në InstaStory: ‘Këto goditje në ijë janë vërtet shqetësuese (qesh). Fytyra ime në fund (qesh)’”.

Senada Greca në anën tjeër ishte pyetur vitin e kaluar nga Telegrafi për punën e saj me të famshmit.

“Me shumicën e yjeve kemi punuar në mënyrë virtuale, siç e dini ndoshta edhe për Bebe Rexhën në vitin 2020. Pastaj ka edhe shumë të tjerë që trajnohen me metodat e mia. Për shembull Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka shumë njohuri për trajnnimin fizik, që kështu nuk them se trajnohet me metodat e mia (qesh) por është një mik i cili respekton shumë punën time, dhe u ndjeva shumë krenare dhe e respektuar kur nisi të më ndjekë në Instagram. Kohët e fundit kam trajnuar lojtarin e famshëm të bejsbollit, Alex Rodriguez (ish-i fejuari i Jennifer Lopezzit). Alexit i pëlqen shumë mënyra ime e trajnimit. Dhe ne fakt jemi miq të mirë me respekt të ndërsjellë”, kishte dekaruar trajnerja ndërkombëtare e fitnesit me origjinë nga Shqipëria. /Telegrafi/

Foto: Senada Greca/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori