Dafina Zeqiri ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri “Dafinë moj” që pritet të publikohet së shpejti.

Por, Dafina ka shuar kureshtjen e fansave duke lansuar një këngë të re nga ky album.

Këngëtarja ka publikuar këngën “Karma”, e cila u lansuar fillimisht në platformën Spotify, ndërsa është realizuar edhe me videoklip që pritet të vijë së shpejti.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Përmes disa fotografive në Instagram, ku Dafina shihet pranë të dashurit DJ Geek, ka njoftuar se kënga tashmë është publikuar.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Psst… kënga ime e re Karma është publikuar…tregoi mikut”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.

Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Albumi “Dafinë moj” mund të para-porositet, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizimt të Kosovës.

E veçanta e këtij albumi është se Dafina do të sjellë një këngë edhe me nënën e saj, Melihate Zeqirin. /Telegrafi/