LAJMI I FUNDIT:

Dafina i falënderon të gjitha ata që e mbështetën gjatë karrierës

Dafina i falënderon të gjitha ata që e mbështetën gjatë karrierës
Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Dafina Zeqiri e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj për të bërë atë që do më së shumti.

“Faleminderit që më lejuat të jem vetvetja! Që më doni, kështu si jam! Që nuk dëshironi ‘të ndryshoj’, të jem dikush që nuk jam ose dikush që ‘do të dëshironit’ të isha… E di se nganjëherë është vështirë të më kuptoni kur shndërrohem në ‘kameleon’ për ju (qesh)”.


Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

“Kanë kaluar më shumë se 12 vjet që po e bëj atë qe e dua më së shumti! Atë që më ka mbajtur gjallë, që më ka ndihmuar ta shpreh veten në mënyrën më të mirë të mundshme – muzika!”.

“Ndërsa pa të gjithë ju? Nuk do të isha në gjendje ta shprehja veten, ndërsa çfarë nëse nuk do të mund ta shprehja veten? Nuk do të gjeja arsye tjetër për të qenë gjallë, këtu, sot, me ju, së bashku! Ju dua!”, ka shkruar Dafina në Instagram.

Theksojmë se të dielën, këngëtarja e publikoi projektin më të ri muzikor – bashkëpunimin me Lumi B, “Lule lule”. /Telegrafi/