LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për një çmim ‘qesharak’

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për një çmim ‘qesharak’

Juventus thuhet se do të takohet me Cristiano Ronaldon për të diskutuar të ardhmen e tij. Sipas raporteve në Itali, Zonja e Vjetër do të duhet ta shesë atë për të paktën 29 milionë euro nëse do të shmangin një humbje kapitali.

Mediat italiane po marrin në pyetje yllin portugez pasi Juventusi nuk arriti të kualifikohej në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për sezonin e dytë me radhë.


Sipas disa raporteve, Zonja e Vjetër po konsideron të ardhmen e ish-yllit të Real Madridit i cili ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2022.

Juventusi diskuton me Ronaldon për të ardhmen
Lexo po ashtu Juventusi diskuton me Ronaldon për të ardhmen

Sipas Il Corriere dello Sport, nëse Juventusi vendos të shesë sulmuesin, ata do të duhet ta bëjnë atë për të paktën 29 milionë euro  për të shmangur një humbje kapitali.

Bianconerët nuk po konsiderojnë zgjatjen e kontratës së tij për momentin.

“Për fat të mirë, ka ende një vit në kontratën e Ronaldos, kështu që ne kemi kohë për të biseduar me të. Kjo nuk është një përparësi tani”, ka thënë fillimisht drejtori i Juventusit, Fabio Paratici.

Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germain refuzuan mundësinë për të nënshkruar Cristiano Ronaldon verën e kaluar
Lexo po ashtu Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germain refuzuan mundësinë për të nënshkruar Cristiano Ronaldon verën e kaluar

Ronaldo u bashkua me Juventusin për një total prej 120 milionë eurosh në verën e vitit 2018 nga Real Madridi.

Ai ka 27 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar 92 gola në 121 ndeshje me Bianconerët që kur arriti në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori