LAJMI I FUNDIT:

Crespo tregon prapaskenat e mostransferimit te Reali: Nëse Ronaldo do të qëndronte te Interi, unë do të shkoja te Madridi

Crespo tregon prapaskenat e mostransferimit te Reali: Nëse Ronaldo do të qëndronte te Interi, unë do të shkoja te Madridi
(Fotomontazh: SempreInter/Il Laziali/Twitter)

Ish-sulmuesi i klubeve nga Serie A, Hernan Crespo, ka treguar se ka mundur t’i bashkohet Real Madridit dy herë gjatë karrierës së tij.

Argjentinasi është ndër emrat më ikonikë në futbollit italian, ku ka luajtur me klube, si Parma, Inter, Lazio, Milan dhe Genoa, ndërsa ka shënuar 153 gola në 340 ndeshje të Serie A.


Në gusht të vitit 2003, ai iu bashkua Chelseat nga Interi, por u kthye vetëm një vit më pas në Itali, këtë herë te Milani.

Gjatë një bisede për kanalin e OleTwitch, 46-vjeçari ka rrëfyer se ka mundur të luajë edhe për Los Blancos.

(Foto: Sempre Inter)

“Isha duke luajtur për Lazion (në vitin 2002) dhe isha në bisedime me Interin dhe Real Madridin. Gjithçka varej nga Ronaldo. Nëse ai do të qëndronte te Interi, unë do të shkoja te Madridi”.

“Në fund, ai vendosi të shkonte te Merengues, prandaj unë nënshkrova për Nerazzurrët”, ka treguar Crespo duke shtuar se Mbretërit kishin bërë një tjetër përpjekje disa vite më vonë.

“Kisha edhe gjashtë muaj në kontratën time me Interin, ndërsa Real Madridi më kontaktoi në janar. Kam mundur t’u bashkohem, por vendosa të qëndroja dhe ta fitoja Scudetton”, ka thënë argjentinasi.

Crespo e ka fituar tri herë titullin e Serie A, në të tria rastet me Interin (2006/2007, 2007/2008 dhe 2008/2009), e ka fituar Superkupën e Italisë me katër klube të ndryshme (Parma, Lazio, Milan e Inter), ndërsa ishte pjesë e skuadrës legjendare të Parmas që e fitoi Kupën UEFA në sezonin 1998/1999. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori