Philippe Coutinho e ka refuzuar kalimin te Tottenham, që ishte interesuar ta huazonte.

Sky Sports shkruan se mesfushori i Barcelonës, e ka refuzuar kalimin te Spurs që kishin shfaqur dëshirë ta merrnin në formë huazimi.


Coutinho, tani 27 vjeç, ka qenë subjekt i spekulimeve për kalimin e tij të mundshëm edhe te Arsenali dhe Manchester United, që kishin bërë ofertë si huazim.

Barcelona kërkon 20 milionë euro për huazim.

Coutinho 1

Mauricio Pochettino ka folur me Coutinhon në telefon pë2r një kalim të mundshëm në Londër.

Ai e ka kontaktuar ish lojtarin e Liverpoolit, për t’i treguar se është i mirëseardhur në ekipin e tij.

Tottenham mund ta humbin yllin e tyre, Christian Eriksen, që është i lidhur me një larg, më shumë klube që janë vënë pas tij.

Coutinho 1 Coutinho (Getty Images)

Pochettino deri më tani e ka siguruar Tanguy Ndombelen dhe Jack Clarken.

Klubi është po ashtu i lidhur me Bruno Fernandesin dhe Giovani Lo Celson. /Telegrafi/

telegrafi sport app