LAJMI I FUNDIT:

Courtois merr një shembull interesant kur pyetet për formën e Mbappes tek Real Madridi

Courtois merr një shembull interesant kur pyetet për formën e Mbappes tek Real Madridi

Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë diskutime sa i përket formës së Kylian Mbappes tek Real Madridi.

Ai së fundmi humbi një penallti të rëndësishme ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ani pse ai shënoi vetëm katër ditë më vonë në fitoren e sotme (e diel) ndaj Getafes me rezultat 2-0.

Ky ishte goli i 10-të i Mbappes që prej se iu bashkua Real Madridit në verë dhe këtë shifër e ka arritur pas 19 ndeshjeve të luajtura.


Për shumë njerëz, kjo nuk është aspak një arritje, ani pse bashkëlojtari i tij Thibaut Courtois pret që ai tash e tutje të krijojë një formë të qëndrueshme.

Real Madridi fiton ndaj Getafes dhe i bëhet hije Barcelonës
Lexo po ashtu Real Madridi fiton ndaj Getafes dhe i bëhet hije Barcelonës

“Kylian Mbappe është një lojtar me kualitet të madh. Ai është si një shishe me keçap që ka sos brenda, ndonjëherë duket sikur nuk do të dalë jashtë, por papritmas del e tëra, dhe kjo është ajo që mendoj se do të ndodhë me të”, ka thënë Courtois.

Mbappe do të shpresojë se seria e golave të shënuar do të vazhdojë kur Real Madridi të rikthehet në aksion të mërkurën ndaj Athletic Bilbaos në udhëtim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal

Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal

La Liga
“Salahu i ri” qau në lamtumirën e tifozëve në Gjermani, ai është rrugës për në Mançester

“Salahu i ri” qau në lamtumirën e tifozëve në Gjermani, ai është rrugës për në Mançester

Bundesliga
Dalin pamjet e golit të anuluar të Havertz – Arsenali duket se është dëmtuar rëndë

Dalin pamjet e golit të anuluar të Havertz – Arsenali duket se është dëmtuar rëndë

Premier League
Tifozët e Arsenalit akuzojnë Artetan se ka bërë ‘gabimin më të madh’ të karrierës së tij

Tifozët e Arsenalit akuzojnë Artetan se ka bërë ‘gabimin më të madh’ të karrierës së tij

Premier League
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori