LAJMI I FUNDIT:

Courtois flet për të ardhmen e Hazard: Ai dëshiron të qëndrojë te Real Madridi

Courtois flet për të ardhmen e Hazard: Ai dëshiron të qëndrojë te Real Madridi

E ardhmja e Eden Hazard mbetet ende mister, por Thibaut Courtois, insiston se sulmuesi do të qëndrojë në Real Madridit edhe pas kësaj vere.

MARCA zbuloi se klubi e kishte hedhur në treg, pasi Hazard nuk luajti edhe aq shumë.


“Unë jam 100 për qind i sigurt që do të qëndrojë, ai nuk dëshiron të largohet”.

“Vetëm shtypi i Madridit shkruan që ai dëshiron të largohet. Ai dëshiron të vazhdojë, të luajë pa lëndime dhe të fitojë tituj”.

“Në Real Madrid , ka gjithmonë kritika gjatë gjithë kohës dhe për të gjithë. Gareth Bale u kritikua, por ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe shënoi një gol në finalen në Kiev”.

“Të gjithë e dimë që në Madrid ka presion dhe kritika nga shtypi dhe tifozët, por Eden mund t’i trajtojë. Unë e njoh atë mjaft mirë dhe ai mund ta ndryshojë situatën”.

“Ai ende dëshiron të jetë një lojtar i rëndësishëm për Real Madridin dhe të fitojë tituj, këtë sezon ai ka punuar shumë në palestër dhe është në formë të mirë”.

“Fizikisht, ai është më i fortë se kurrë, në stërvitje ai duket shumë mirë, si më parë me ekipin kombëtar ose te Chelsea”, ka thënë Courtois. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori