LAJMI I FUNDIT:

Conte pritet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme ndaj Lazios

Conte pritet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme ndaj Lazios

Interi i Antonio Contes mund të ketë ndryshime në formacion dhe rreshtim për takimin e javës së katërt ndaj Lazios.

Nerazzurrët janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A, e cila zhvillohet nga ora 21:00 në Giuseppe Meazza.


Vendasit e presin këtë ndeshje me rekord të qind për qind, pra katër fitore radhazi nga katër ndeshjet e para dhe synojnë tri pikët e radhës.

Lukaku: Jam i lumtur te Interi dhe që punojë me një trajner si Conte
Lexo po ashtu Lukaku: Jam i lumtur te Interi dhe që punojë me një trajner si Conte

Edhe pse zikaltrit fituan në ndeshjen e fundit ndaj rivalëve të Milanit, trajneri Conte mendon t’i bëjë disa ndryshime në formacion dhe rreshtim.

Për dallim nga ndeshjet e kaluara, italiani mund të startoj këtë takim me një vendosje 3-4-2-1, ku Matteo Politano dhe Stefano Sensi do lujnë pas Romelu Lukakut.

Barella pritet t’ia lëshoj vendin Vecinos Foto: FC Inter/Twitter

Një risi në mesfushë pritet të jetë edhe mesfushori uruguaian, Matias Vecino, i cili do marr vendin e Nicolo Barellas.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-4-2-1): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Asamoah; Politano, Sensi; Lukaku

Lazio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Bastos; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile

/Telegrafi/