LAJMI I FUNDIT:

Conte: Nuk kam asnjë mik në Ligën Premier

Conte: Nuk kam asnjë mik në Ligën Premier
during the UEFA Champions League group C match between AS Roma and Chelsea FC at Stadio Olimpico on October 31, 2017 in Rome, Italy.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se nuk llogaritë si mik asnjë menaxher aktual të kampionatit anglez, Ligës Premier.

Conte po përjeton një sezon të vështirë në këtë fillim, me mediat që kanë filluar ta sulmojnë pas rezultateve të dobëta në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.


Italiani nuk po merr mbështetje nga asnjë trajner tjetër në Ligën Premier dhe kjo po e brengos teknikun e Chelseat.

Futbollistët e Chelseat kundër metodave të stërvitjeve të Contes
Lexo po ashtu Futbollistët e Chelseat kundër metodave të stërvitjeve të Contes

Por, është vet Conte, i cili ka pranuar se që kur Leicester City e shkarkoi Claudio Ranieri nga detyra e trajnerit, tani ai nuk ka asnjë mik në Ligën Premier.

E njëjta nuk vlen edhe për trajnerët italian, Conte duke u përqafuar me Eusebio Di Francescon (Getty Images)

“A kam ndonjë shok? Sinqerisht, jo, nuk mendoj se tani kam ndonjë mik”, ka thënë fillimisht Conte.

“Para kësaj, kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Claudio Ranieri dhe tani pas çmimeve për trajnerin më të mirë dhe lojtarin më të mirë në FIFA, shkuam për një darkë me gratë tona”.

Allegri: Conte është trajner i madh
Lexo po ashtu Allegri: Conte është trajner i madh

“Por, unë mendoj se është shumë e vështirë të flitet për ‘miqësi’ me trajnerë të tjerë, sepse ata bëhen kundërshtarë”.

“Ju mund të keni respekt, respekt për profesionin dhe punën, por për të folur për miqësinë është shumë e vështirë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori