Lojtarët e Chelseat kanë filluar të vënë në dyshim metodat e trajnimit të menaxherit italian, Antonio Contes.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Chelsea nuk po përjeton një fillim sezoni të mirë, duke pasur formë të luhatshme dhe dy humbje radhazi në ndeshjet e fundit.

Forma e dobët ka bërë që lojtarët të ndihen jo të sigurt për punën e trajnerit italian, Conte.

Conte i irrituar me shkrimet për rikthimin e tij në Serie A, sqaron gjithçka Conte i irrituar me shkrimet për rikthimin e tij në Serie A, sqaron gjithçka

Sipas mediumit britanik Daily Mail, disa lojtarë nuk janë të lumtur pasi Chelsea ka humbur teren në mbrojtjen e titullit dhe vazhdon të goditet nga lëndimet e shumta.

Futbollistët e Chelseat janë të palumtur me stërvitjet e Contes

Sesionet e vështira të stërvitjeve të Contes, sezonin e kaluar, ishin më të lehta për t’u përballur pasi nuk kishte asnjë ndeshje evropiane, por tani ngarkesa e tyre e punës është duke u vërejt.

48-vjeçari është shumë i përpiktë në përgatitjet e tij për ndeshjet dhe kjo po ndikon në lumturinë e lojtarëve.

Letra që nuk i solli fat Contes dhe përfundoi në duart e gjyqtarit Skomina (Foto) Letra që nuk i solli fat Contes dhe përfundoi në duart e gjyqtarit Skomina (Foto)

Conte kërkon vendosjen e lojtarëve përmes testeve fizike, por edhe përmes takimeve taktike dhe videove.

Trajneri italian ka kamera në terrenin e trajnimeve Cobham të Chelsea dhe përdor pamjet në bisedimet e ekipit dhe menjëherë përpara ndeshjeve për të ilustruar pikat e tij. /Telegrafi/