Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka quajtur paraardhësin e tij, Antonio Conten, si trajner të madh.

Strategu ishte nominuar për Trajnerin më të mirë të vitit nga FIFA teksa foli para gazetarëve në tepihun e gjelbër para ceremonisë.

“Conte? Ai është trajner i madh, ai ka fituar Ligën Premier në vitin e tij të parë, kështu që e ka dëshmuar nivelin e tij”.

Lajmet e fundit rreth Juventusit Lajmet e fundit rreth Juventusit

“Ai ka vazhduar të marrë rezultate, ashtu siç bëri te Juventusi”.

“Nëse unë fitoji? Do të thotë shumë, por gjëja e rëndësishme është që të arrij aty. Ne jemi këtu për shkak të rezultateve që kemi, gjë që djemt e skuadrës ma kanë dhënë vazhdimisht”.

“Kjo është një mbrëmje e bukur të jetohet me qetësi ekstreme dhe lumturi”, deklaroi Massimiliano Allegri.

Juventusi mbetet në vendin e tretë në Serie A me një pikë më pak se Interi në vendin. /Telegrafi/