LAJMI I FUNDIT:

Conte: Jam krenar që Interi është lider i Serie A

Conte: Jam krenar që Interi është lider i Serie A
Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte është “krenar” që e sheh Interin në krye të tabelës pas një fillimi rekord të sezonit në Serie A.

Nerazzurrët tejkaluan Juventusin, i cili barazoi 2-2 me Sassuolo sot, për të dalë në krye të tabelës së Serie A pas një fitore 2-1 ndaj SPAL-it.


Ata vendosën një rekord të ri të të gjitha kohërave si fillimi më i mirë i Interit ndonjëherë në një sezon të Serie A, duke fituar 12 nga 14 e para të sezonit.

Lautaro ia siguron fitoren Interit ndaj Spalit, Nerazzurrët ia 'rrëmbejnë' Juventusit kreun
Lexo po ashtu Lautaro ia siguron fitoren Interit ndaj Spalit, Nerazzurrët ia 'rrëmbejnë' Juventusit kreun

“Ne kemi punuar që nga dita e parë për të bërë një ndikim dhe për të mërzitur ekipet e tjera. Të jesh përsëri në krye të tabelës pas 14 ndeshjes na bën krenarë, sepse e dimë udhëtimin që kemi kaluar për të arritur këtu”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

“Në të njëjtën kohë, kjo duhet të na japë entuziazëm pozitiv, të na shtyjë të bëjmë edhe më mirë dhe të kontrollojmë lojën pa vuajtur deri në fund si bëmë sot, sepse në ato rrethana një goditje e devijuar mund të ndryshojë gjithçka”.

Inter 2-1 Spal, nota e Etrit Berishës dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Inter 2-1 Spal, nota e Etrit Berishës dhe të tjerëve

“Ne ishim të vendosur sot ndaj Spalit-it dhe e dinim se Juventus kishte lënë pikë, kështu që ishin të përgatitur për të shfrytëzuar sa më shumë situatën”.

“E merituam të mposhtim Spalin dhe është e rëndësishme të kujtojmë se jemi të përqendruar në procesin e rritjes tonë, i cili është në zhvillim e sipër, kështu që ne nuk po përpiqemi të krahasojmë veten me të tjerët”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori