LAJMI I FUNDIT:

Inter 2-1 Spal, nota e Etrit Berishës dhe të tjerëve

Inter 2-1 Spal, nota e Etrit Berishës dhe të tjerëve

Interi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Spalit në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar formën e mirë duke marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, e cila i bënë tashmë lider në kampionat para Juventusit.


Golat në këtë takim u shënuan nga Lautaro Martinez (16′, 41′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Mattia Valoti (50′).

Lautaro ia siguron fitoren Interit ndaj Spalit, Nerazzurrët ia 'rrëmbejnë' Juventusit kreun
Lexo po ashtu Lautaro ia siguron fitoren Interit ndaj Spalit, Nerazzurrët ia 'rrëmbejnë' Juventusit kreun

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas, Martinez, i cili pas dy golave u notua me 8.6.

Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për anësorin e mysafirëve, Gabriel Strefezza që u vlerësua me notë 5.7.

Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha që pati një paraqitje superiore duke u notuar me 7.1.

Inter:

Spal:

/Telegrafi/