Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se edhe skuadra e ka nisur mirë, por për titull duhet shumë punë. 

Ndeshja e radhës është ndaj Sampdorias si mysafir në “Marassi” dhe Conte e sheh të vështirë.

“E kam frikë këtë ndeshje, sepse vjen e pestë brenda pak kohësh dhe nuk është e lehtë. Ata do të luajnë fort duke parë dhe se sa pikë kanë, ndërsa Di Francesco është trajner i mirë”.

Antonio Conte (Foto: Inter/Twitter)

“Mbrojtja? Jo vetëm meritë e portierit por edhe e ekipit. Mbrojmë të gjithë bashkë dhe ky është sekreti, por ka edhe shumë gjëra për të përmirësuar, sigurisht”.

“Mbaj mend në vitin 2011 kur fitova titullin me Juventusin e Milani kishte super skuadër, por bëmë shumë pak humbje dhe kjo na dha mundësi”.

Inter vs Milan Foto: FC Inter/Twitter

“Sot, Juventusi dhe Napoli janë pak më lart”.

“Titulli? Nuk është hera e parë që Interi e nis kaq fort. Madje, deri në dhjetor, ishte i pari vjet. Edhe me Mancinin ka ndodhur po kështu. Duhet të kemi kujdes”, ka thënë Conte./Telegrafi/