LAJMI I FUNDIT:

Conte fajëson lojtarët pas barazimit në shtëpi me Parman

Conte fajëson lojtarët pas barazimit në shtëpi me Parman

Antonio Conte i ka fajësuar lojtarët e tij të Interit për barazimin 2-2 me Parman, pasi sipas tij ata nuk po konkretizojnë rastet për të fituar ndeshjet.

Nerazzurrët ishin duke humbur 0-2 për t’u kthyer në fund dhe për të marrë një pikë falë golave nga Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.


“Nuk është ndeshja e parë që kemi dominuar dhe kemi humbur. Nëse nuk shënon gola në futboll, nuk fiton”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

Interi ndalet në shtëpi, barazon me Parman
Lexo po ashtu Interi ndalet në shtëpi, barazon me Parman

“Përsëri, kemi humbur shumë shanse, kemi bërë shumë gabime, dhe kjo nuk është e mirë”.

“Ne kemi nevojë për vendosmëri dhe saktësi. Kështu bëri Parma, pasi shënuan dy herë me dy mundësi”.

“Duke parë që nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur, duhet të shohim veten dhe ta rrisim atë vendosmëri për të shfrytëzuar sa më shumë rastet tona, përndryshe paguajmë çmimin dhe sot kemi të bëjmë me pasojat e atyre gabimeve”.

“Ne krijuam mundësitë, por çështja ishte përfundimi. Nuk bëhet fjalë vetëm për sulmuesit, por edhe për mbrojtësit e krahut, mesfushorët, mbrojtësit”.

Inter 2-2 Parma, notat e lojtarëve – Shkëlqen Gervinho
Lexo po ashtu Inter 2-2 Parma, notat e lojtarëve – Shkëlqen Gervinho

“Sulmimi përfshin shumë lojtarë, por sikurse shumë herë, ne nuk ishim precizë ose të vendosur sa duhet kur hymë në ato pozicione shënimi”.

“Është zhgënjyese, pasi nuk mund të kërkoja më shumë për sa i përket përpjekjes, por duhet të bëjmë shumë më mirë. Parma ishte perfekte në përfundimin e tyre, ata patën dy mundësi dhe konvertuan 100 për qind të tyre”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori