LAJMI I FUNDIT:

Conor McGregor bën një parashikim brutal për duelin me Dustin Poirier

Conor McGregor bën një parashikim brutal për duelin me Dustin Poirier

Conor McGregor ka premtuar se do ta nokautojë Dustin Poirier në natën e UFC 257 brenda një minute.

Dyshja do të përballen me 24 janar dhe do të jetë një duel i zjarrtë pasi të dy duan të jenë në garë për titullin e peshave të lehta.


Ashtu si para çdo dueli, edhe para këtij irlandezi ka filluar të ndezë atmosferën me deklarata të mëdha.

‘Më pëlqen Dustin. Është një luftëtar i mirë. Por, ende është një nivel poshtë meje”, ka thënë McGregor në videon promovuese.

“Do ta nokautoj Dustinin brenda 60 sekondave”, shtoi Conor.

Kujtojmë se kjo nuk ishte hera e parë që dyshja përballen, Conor kishte fituar pas 1 minute e 43 sekondave. /Telegrafi/