“Cold Heart”, bashkëpunimi i ri në mes Elton John dhe Dua Lipës ka arritur të ngjitet në krye të tabelës.

Ky është projekti i dytë i Sir që ka zënë vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.

Duke folur me prezantuesin e Big Top 40, Will Manning, Sir Elton John zbuloi: “Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”.

Ai më vonë vazhdoi me një falënderim për artisten shqiptare, të cilën e vlerëson në masë të madhe dhe ka një respekt të veçantë për të.

Sir Elton John tregoi se ka telefonuar Ed Sheeran për t’i kumtuar lajmin duke qenë se ishte në krye të tabelës javën e kaluar.

“Ai ishte i emocionuar për mua. Ne jemi miq të mëdhenj”.

Qytetarët serbë kërkojnë të hiqet imazhi i Dua Lipës nga dyqanet e tyre Qytetarët serbë kërkojnë të hiqet imazhi i Dua Lipës nga dyqanet e tyre

Hyrja më e madhe e kësaj jave ishte nga grupi ABBA me “I Still Have Faith In You”, duke kaluar direkt në vend të dytë.

Little Mix janë rikthyer gjithashtu me këngë të re të quajtur “Love (Sweet Love)”, gjersa zunë vendin e dhjetë në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar.

Projekti i Duas në bashkëpunim me Elton në YouTube ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve. /Telegrafi/