LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Seanca e Kuvendit për çmimin e energjisë elektrike

Në mungesë kuorumi, përfundon seanca e Kuvendit ku u diskutua për çmimin e rrymës

Përditesuar 18/01/2024 10:15

Në mungesë të kuorumit për të hedhur në votim rezolutën për uljen e çmimit të rrymës, Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e seancës së sotme.

“Nuk kemi kuorum, në mungesë të kuorumit për votimin e propozim-rezolutës, ndërpritet seanca e sotme. Për vazhdimin e seancës do të njoftoheni nga Kryesia e Kuvendit”, tha nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani i cili e udhëhoqi seancën e sotme.


Diskutimi për çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët zgjati mbi 4 orë.

Deputetët e opozitës akuzuan qeverinë për keqmenaxhim në sektorin e energjisë, ndërkaq ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke iu përgjigjur kritikave dhe akuzave tha se Kosova është shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirë në rajon e Evropë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 15:19:44" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 15:19" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 15:19

Musliu kërkon rrëzimin e Qeverisë: Me dhunë erdhi në pushtet, me dhunë duhet të shkojë në shtëpi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin guximin të protestojnë kundër Qeverisë Kurti.


Musliu ka thënë se Qeveria aktuale duhet të largohet me dhunë nga pushteti sepse sipas saj, ashtu edhe i ka fituar zgjedhjet.

Lajmin e plotë e gjeni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 12:44:50" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 12:44" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 12:44

Krasniqi, Rizvanollit: Subvencionimin e energjisë për qytetarët e keni pasur transfer për KESCO-n dhe KEDS-in

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pyetur ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me profitin e KEDS-it dhe KESCO-s gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes Kurti.


Sipas Krasniqit, fitimi i këtyre dy kompanive është miliona euro përmes faturave të fryra të energjisë eklektike që po i paguajnë qytetarët.

Këto deklarata ai i ka bërë në seancën e Kuvendit të enjten, ku po shqyrtohet propozim-rezoluta në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, transmeton Telegrafi.

“Po ju drejtohem zonjës ministre me një pyetje të thjeshtë: Gjatë kohës sa ju jeni në pushtet, a mundeni me na tregu se sa janë rritur të hyrat dhe sa është rritur profiti i KEDS-it dhe KESCO-s? Nëse kaq mirë ju keni dalë në ndihmë njerëzve, sa është fitimi i KESCO-s sot në krahasim me kohën kur kanë qenë në pushtet qeveritë e kaluara?”, ka pyetur kreu i PDK-së.

Lajmin e plotë e gjeni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 12:26:29" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 12:26" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 12:26

Mustafa: Inflacioni në Kosovë është rritur shumë, gati ka arritur nivelin e arrogancës së kësaj qeverie

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për të rritur kapacitetet e gjenerimit të energjisë elektrike.


“Një megavat të vetëm nuk e shtuan në mbi tri vjet qeverisje”, ka thënë Mustafa.

Lajmin e plotë e gjeni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 12:18:51" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 12:18" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 12:18

Tahiri: Kuvendi t’i rekomandojë ZRrE-së uljen e çmimit të rrymës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka pyetur qeverinë se si është e mundur që faturat e rrymës të vijnë me çmime aq të larta kur një megavat vitin e kaluar në tregjet ndërkombëtare ka mundur të blihet dy herë më lirë.

“Si Kuvend kemi thirr një seancë të jashtëzakonshme me një temë e një kërkesë që opozita e adreson te ky Kuvend, e që ndërlidhet me një përgjigje që ne duhet ta japim si Kuvend i Kosovës a mendojmë që çmimi i energjisë elektrike është i lirë apo i shtrenjtë”, ka thënë Tahiri në foltoren e Kuvendit.


Ai po ashtu tha që si Kuvend duhet të rekomandojnë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë uljen e çmimit të rrymës.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 12:11:05" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 12:11" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 12:11

Rizvanolli thotë se Kosova është shteti me çmimin më të ulët të rrymës në rajon

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova mbetet shteti me çmimin më të ulët të energjisë elektrike në rajon.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit sot po shqyrtohet Propozim-rezoluta e PDK-së në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.


“Vitet e fundit kanë qenë sfiduese në sektorin e energjisë, kriza u përballua në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ministrja.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 11:55:46" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 11:55" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 11:55

Kusari-Lila e LVV-së kundërshton rezolutën e PDK-së për çmimin e energjisë elektrike

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. Mirëpo propozim-rezolutën e ka kundërshtuar shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se e njëjta nuk ofron zgjidhje.

“Kërkesa e sotme për seancë të jashtëzakonshme nga opozita nuk përmban asnjë risi nga opozita, por është kopje e përsëritjes së kërkesave të njëjta nga viti i kaluar. Rezoluta e prezantuar nuk është serioze nuk kontribuon në gjetjen e një zgjidhjeje. Sfidat shumëvjeçare të këtij sektori janë përgjegjësi edhe e juaja. Pozita dhe qeveria kanë qenë seriozisht në gjetjen  zgjidhjes dhe ofrimin e lehtësirave”, tha ajo.


Lajmin e plotë e gjeni KËTU

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 11:45:03" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 11:45" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 11:45

PDK prezanton rezolutën me pesë rekomandime për uljen e çmimit të rrymës

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Rezoluta e cila është sjellë në Kuvend me propozim të tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, përmban pesë rekomandime:


I rekomandojmë ZRRE-së të anulojë vendimin për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe të marrë vendim për uljen e çmimit të saj në harmoni me rrethanat socio- ekonomike

-I rekomandon ZRRE-ë që brenda afatit të arsyeshëm kohor të marrë vendim për anulimin dhe heqjen e bllok tarifës për kualifikimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për konsumatorët familjar

-I rekomandon ZRRE-së ndërmarrjen e masave në raport me KESCO për sigurimin, trajtimin efektiv dhe të barabartë ndaj konsumatorëve që kanë parashtruar ankesë ndaj faturave të energjisë në muajin dhjetor 2023 dhe ankesave eventuale për vitin 2024

-Obligojmë Qeverinë e Kosovës për marrjen e masave, vendimeve, veprimeve për krijimin e parakushteve financiare për anulimin e menjëhershëm të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe lehtësimin e barrës financiare

Kërkojmë nga ZRRE dhe Qeveria e Kosovës të njoftoj Kuvendin për përmbushjen e pikave 1, 2,3 si dhe 4 të kësaj rezolute.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 11:29:27" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 11:29" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 11:29

Shala për rritjen e çmimit të rrymës: KESCO ka importuar për rreth 500 për qind më shumë sesa që ZRRE-ja i ka lejuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është e papërballueshme për qytetarët.


Ai ka deklaruar se krahasuar me të dhënat e planifikuara, KESCO ka importuar sasi të energjisë për rreth 500 për qind më shumë sesa që Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka aprovuar.

Lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 10:55:08" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 10:55" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 10:55

Tahiri: Qeveria Kurti ka rritur varësinë energjetike dhe ka ngritur çmimet në qiell

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e sektorit të energjisë dhe ekonomisë.


Tahiri ka thënë se ky ekzekutiv e ka rritur varësinë energjetike dhe ka ngritur në qiell çmimet si dhe krizën sociale e ekonomike.

“Kur ishin në opozitë, dolën kundër çdo investimi ndërkombëtar energjetik. Asokohe doli kundër projekteve të linjitit ashtu edhe kundër projektit energjetik amerikan me gaz. Qëllimi i tij nuk ishte mirëqenia por lufta për pushtet”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "01-18-2024 10:20:53" ["time"]=> string(16) "18/01/2024 10:20" ["update"]=> bool(false) } 18/01/2024 10:20

Seanca për energjinë elektrike, deputetët nisin të mblidhen

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për çmimin e energjisë elektrike, nuk ka filluar ende.

Seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, ndërsa në sallën e Kuvendit aktualisht kanë arritur vetëm disa deputetë të opozitës dhe disa të Lëvizjes Vetëvendosje.