LAJMI I FUNDIT:

Çmenduria që ka bërë Eden Hazard këto ditë, ende askush nuk po arrinë ta kuptojë

Çmenduria që ka bërë Eden Hazard këto ditë, ende askush nuk po arrinë ta kuptojë
(Foto: Getty Images)

Eden Hazard, i cili së fundmi u tërhoq nga futbolli në moshën 32-vjeçare, ka refuzuar një ofertë të madhe për të dalë nga pensioni.

Ai refuzoi 1.1 milionë euro në javë, ose rreth 52 milionë euro në vit, për të nënshkruar kontratë me një klub nga Arabia Saudite.


Hazard, një ish-lojtar i kombëtares së Belgjikës, mori tri oferta nga Arabia Saudite, pra nga klubet atje. Këtë e pretendon ish-shoku i tij i skuadrës John Obi Mikel.

Duket se Hazard ka lënë trashëgimtarin e tij në futboll - tifozët thonë se është i destinuar për të shkëlqyer
Lexo po ashtu Duket se Hazard ka lënë trashëgimtarin e tij në futboll - tifozët thonë se është i destinuar për të shkëlqyer

Ai thotë se Hazard ia ka konfirmuar këtë dhe ka thënë se nuk do të pranojë pasuri të kthehet nga pensioni.

Mikel, ti e di që kam shumë para. Ti e di edhe si jetoj, nuk shpenzoj shumë. Kam mjaftueshëm për të jetuar me familjen time dhe për të rritur fëmijët e mi”, ishte përgjigja që Hazard i dha Mikelit kur u pyet nëse ai do të pranonte ofertën.

Hazard: Nuk munda të vazhdoja, jam i lumtur që nuk luaj më futboll
Lexo po ashtu Hazard: Nuk munda të vazhdoja, jam i lumtur që nuk luaj më futboll

Hazard u pensionua si legjendë e Chelseat dhe dështimi më i madh në historinë e Real Madridit, me këta të fundit që e transferuan në verën e 2019 për 115 milionë euro.

Ndryshe nga sa pritej, Hazard luajti vetëm 76 ndeshje për Realin shkaku i një sërë lëndimesh dhe formës së dobët, dhe shënoi vetëm shtatë gola dhe 12 asistime. Por, ai shënoi 110 gola me 92 asistime në 352 paraqitje për Chelsean. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori