LAJMI I FUNDIT:

Çka nuk është në rregull me këtë pamje

Çka nuk është në rregull me këtë pamje

Videoja e mëposhtme ngjalli një debat të ashpër në rrjetet sociale dhe besohet se është regjistruar gjatë një fluturimi nga SHBA-ja në Amerikën e Jugut.

Claire publikoi një video të një pasagjeri duke fjetur i ulur pranë të saj, por ai u pozicionua për të bllokuar korridorin dhe dukej mjaft arrogant.

Videoja është parë më shumë se 3.5 milionë herë, me njerëzit që komentojnë nëse është në rregull të zësh kaq shumë hapësirë në një aeroplan, raporton New York Times.


“Ai duket sikur do të lindë”, ka shkruar një përdorues, ndërsa një tjetër (me ironi) shtoi se “burri është një kampion absolut, ne të gjithë duhet ta imitojmë atë”.

Ka pasur edhe nga ata që kanë mbrojtur të riun, duke përmendur gjatësinë e tij si arsye për “zgjerim në aeroplan”.

“Unë jam 193 centimetra i gjatë dhe mund të konfirmoj se kjo ndodh shumë gjatë fluturimeve”, shkroi një burrë.

Si do të reagonit në këtë situatë? Na shkruani në komente. /Telegrafi/

@claireandpeterGOODBYE♬ Myaap Getting To It Unreleased – Myaa ?️